Rreth Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme (AL)

Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme është organizata e vetme okulte e shkallës ndërkombëtare

Потомственная ведьма Алёна Полынь

Themeluesja e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme, është magjistarja trashëguese Alena Polyn. Është lidhja gjinore ajo që i jep të drejtën për t'u quajtur një magjistare trashëguese ose klanore, jo vetëm në teori. Gjyshja ime është përfaqësuese e një Lloji fisnik shtrigash, ndërkohë që sot vajzat e mia vazhdojnë Dinastinë Magjistare.

Në shoqërinë tonë imazhi i një magjistareje është ai I një gruaje pak a shumë të paarsimuar, ose imazhi I një gruaje të moshuar, jo sociale, e cila ditë e natë e kalonte diku në varreza duke bërë magji ose pranë një sobe. Unë dua ta sqaroj pak këtë moment, sepse kuptimi i vërtetë I fjalës tashmë ka humbur. Të jesh shtrigë, do të thotë të njohësh materien, shtrigat, respektivisht, I përkisnin shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke përfishirë këtu dhe fisnikërinë, por në shoqërinë tone është përcjellë brez pas brezi ideja e magjisë së fshatrave dhe gjysheve me këmbë zbathur, ose të veshura me lecka. Ndërkohë, që aristokracia ishte e angazhuar në okultizëm kokë e këmbë, duke krijuar kështu dhe organizata okulte. Magjia e fisnikërisë ndryshonte shumë nga magjia rurale. Thellësia e njohjes, mundësia e studimit serioz të universit dhe interesi për magjinë si një shkencë më vete, ishte diçka e natyrshme për fisnikërinë. Pa dyshim, vetë ritualet kishin një Forcë dhe drejtim të ndryshëm, sepse është habitati ai që gjithmonë mundëson krijimin e botëkuptimit.

Në kulturën e të gjitha kombeve ka shumë njohuri të thella, magjia e njerëzve me status të ndryshëm dhe nga kombe të ndryshme, sido që të jetë kanë një Burim të njëjtë – Primordial-in. Pikërisht, bazuar në Forcën e Primordial-it është themeluar dhe Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme. Ne nuk e ndajmë Tokën në shtete të ndryshme, por vetëm në pjesë, duke kuptuar se Toka është një trup i vetëm. Njohuria e çdo vendi, magjia e çdo populli është diçka që kërkon studim të thellë. Shumë njohuri kanë humbur, por kjo nuk është e parevokueshme. Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme nxit njohjen e Magjive të së kaluarës dhe realizon arritjet e saj magjike.

Me çfarë merret konkretisht Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme?

Чем занимается Империя Сильнейших Ведьм?

Detyra kryesore dhe primare e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme, është përmirësimi i aktivitetit jetësor të Tokës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së personit, i cili ka nevojë për Tokën për ndërveprime. Si mund të përmirësohet aktiviteti jetësor i Tokës dhe cilësia e jetës së njeriut?

Në bazë të njohurive, të cilat praktikohen në lidhje me Tokën nga shtrigat dhe magjistarët e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme. Mbi bazë edhe të ndihmës fizike që I ofrojmë Tokës. Konkretisht, mbjellja e pemëve dhe luleve nga libri i kuq.Nuk bëhet fjalë për një mbjellje të thjeshtë, por për një ritual, që përmban në vetëvete jo vetëm gjelbërimin e Tokës, por edhe ritualet energjike të fuqishme për restaurimin e Tokës.

Studimi i magjisë në një nivel shumë të thellë ndihmon shtrigat dhe magjistarët e Perandorisë që të aplikojnë njohuri magjike për të përmirësuar jo vetëm cilësinë e jetës së tyre dhe të të dashurve të tyre, por edhe të vendeve në të cilat ata jetojnë, si dhe të gjithë Tokës në tërësi.

Në botëkuptimin e njerëzve, janë gdhendur shumë fe, Perandoria e Shtrigave më të fuqishme flet për një Burim të vetëm të të gjitha njohurive. Çdo fe është e ndërtuar mbi këtë ose atë njohuri dhe gjithmonë ka një qëllim, qëllimi është ndikimi në një mënyrë tjetër në vetëdijen e një personi. Ne nuk mohojmë asnjë fe, ne thjesht themi se gjithçka është një. Duke krijuar këtë apo atë fe, duke iu referuar këtij apo atij Zoti, ju duhet të kuptoni se barku i çdo gjëje është Primordial-i. Primordial-I është fillesa e gjithçkaje që egziston. Urrejtja për ndonjë vend të caktuar është mohimi i një pjese të Tokës, dhe është e njëjta gjë sikur të mos pëlqesh një pjesët të trupit tënd. Fyerja e ndjenjave të besimtarëve në kësaj apo të asaj feje ose Zoti, duke folur për dështimin e besimit të tyre dhe globalizimin e një besimi tjetër, është një rrugë e pafund e injorancës. Njohja e të gjitha feve ka ardhur nga mësimet e magjisë.

Secila fe e ka filtruar njohurinë e saj në ndërgjegjen e njerëzve që banojnë në këtë apo atë vend, në mënyrë që injorantët të mos mësojnë gjëra që do të ishin të tepërta për ta, gjë që sjellë një interes në ndërgjegjen e tyre individuale dhe një rrugëdalje nga masa e biorobotëve. Kjo është arsyeja pse Perandoria e Shtrigave më tëFuqishme e do gjithë Tokën dhe i studion të gjitha njohuritë. Për të krijuar mundësinë e Magnanimit, domethënë, rritjes së shpirtit (ky është kuptimi i fjalës bujari). Magjia është shkenca e të gjitha shkencave dhe feja e të gjitha feve, që do të thotë se brenda në të ekziston një kokërr e tillë gruri përmes së cilës është e mundur të rritet një kopsht I tërë.Ne e kuptojmë thellësinë dhe shtrirjen e njohurive që na hapen ne nga dita në ditë.

Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme ka filluar proçesin e inicimit në shtriga dhe magjistarë. Inicimi në një magjistare nuk është një rit i heqjes dorë nga një egregor ose një tjetër (për shembull, heqja dorë nga Krishti), dhe as prerja e kokës së një gjeli në varreza. Në qoftë se nëse në magjistar ju tregon ju se si mund të hiqni dorë nga një fe ose anasjelltas, i kushton rëndësi vetëm myslimanëve apo vetëm të krishterëve, ai është padyshim një injorant.

Inicimi në një shtrigë apo magjistar Brenda Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme është, pike së pari, hyrja në Perandori, pike së dyti, marrja e Forcës së 4 elementeve, e treta hyrja në kanalin magjistarëve, ku njohuritë e magjistarëve dhe shtrigave futen në thellësitë e përkohëshme hapësinore, dhe kanali i katërt është ai i Krijuesit. Ky është një iniciativë e vërtetë në një magjistare dhe është udhëheqëse dhe natyrisht, është përgjegjësi dhe përgjegjësi.Ky është një inicim I vërtetë në një shtrigë apo në një magjistar, dhe natyrisht, është përgjegjësi po aq sa dhe një obligim I madh. Për inicimin, ka libra dhe video konferenca të ndryshme në mënyrë që të kuptohet saktësisht se çfarë është kjo, sepse injoranca gjeneron inicime të pakuptueshme, të çuditshme dhe nganjëherë edhe të rrezikshme.

Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme i dedikohet Pyllit. Çfarë është Perandoria e Pyllit?

Империя Сильнейших Ведьм посвящает в Рощу

Ka nga ata persona që janë akoma larg magjisë, por e kuptojnë plotësisht nevojën për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tokë. Njerëz të tillë nuk kanë gatishmërinë për tu bërë magjistar, por në magjinë e Pyllit ata mund të hyjnë fare lehtë. Pylli do të thotë mundësi për t'u rritur duke iu bashkuar një organizate të fuqishme magjistarësh. Kjo është mbrojtje, mbështetje dhe ndihmë nga egregori i Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme.

Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme është organizata e të gjithë atyre që janë të përfshirë në magji dhe aplikojnë magjinë, pavarësisht nga drejtimi i magjisë, kombësisë dhe apo fesë që i përkasin. Në Perandorinë e Shtrigave më të Fuqishme, jepen mësime magjike, studiohen të gjitha fushat e magjisë, duke u përmirësuar dita ditës. Në të gjitha shtetet, shtrigat që merren seriozisht me magji bëhen pjesë e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme, me qëllim të njohjes më të thellë të magjisë dhe ndihmës për Tokën. Sot, bashkimi me Perandorinë konsiderohet si një theks i statusit të magjistares. Prandaj dhe, shumë njerëz që u drejtohen për ndihmë magjike shtrigave apo dhe magjistarëve duhet të informohen paraprakisht rreth përkushtimit të tyre në Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme nga Alena Polyn.

Alena Polyn është autore e shumë librave magjik, krijuese e një numri të madh të orakujve në botë dhe i vetmi person që zbuloi magjinë e Tarotit për të gjithë dhe tregoi dëshmi të inferioritetit të kuvertave klasike të Tarotit për energjinë. Një kuvertë e plotë Tarot prej 111 letrash u lëshua pikërisht nga Alena Polyn. Ka shume materiale -video të mësimdhënies në këtë faqe interneti. Vajza më e madhe, Christina Mandragora, publikoi librin e saj të parë në moshën 14 vjeçare. E gjithë kjo flet për mundësinë e rritjes dhe zhvillimit në magji, bazuar te njohuritë e Dinastisë së Fuqishme të Magjistarëve.

Nxënësit e Alyona Polyn publikojnë tashmë librat dhe kartat e tyre, ata kanë dhoma magjike në faqen zyrtare të internetit të Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme. Mësimi i magjisë në Perandori është një qasje e plotë dhe e thellë që i ka të gjitha drejtimet. Aty ku teoria është e ndërthurur me praktikën, duke krijuar shtrigat dhe magjistarët e fuqishëm dhe duke rritur Fuqinë e shtrigave fisnore.

Pyetje të shpeshta

A është e domosdoshme për një shtrigë apo magjistar që ka një Fuqi gjenetike të magjisë, domethënë një Forcë magjike të trashëguar, të bëjë inicimi në një shtrigë. Po është e nevojshme. Siç është shkruar edhe më lart inicimi në një shtrigë në Perandorinë e Shtrigave më të Fuqishme, është hyrja për në kanalin e Vetëm të magjisë, si dhe mundësia e marrjes së njohurive më të thella, përveç kësaj, është komunikimi me njerëzqë ndajnë të njëjat ide dhe gjithashtu është shkëmbim i punëve vetjake.

Madhështia e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme është e dukshme për të gjithë dhe mund të themi që ajo është bërë, në një farë mënyre, si nëna e të gjithë magjistarëve dhe shtrigave, vetëm sharlatanët e shmangin hyrjen në Perandori, ose ata që nuk kanë nevojë të mësojnë magji. Gjithmonë kini në konsideratë kur i referoheni një magjistari apo shtrige për ndihmë, është apo jo pjesë e Perandorisë, gjithashtu ju mund të na shkruani një letër sqaruese, sepse të gjitha shtrigat serioze janë tashmë pjesë e Perandorisë së Shtrigave më të Fuqishme. Një shtrigë studion gjatë gjithë jetës së vetë, duke qenë se dija për magjinë është e pakufizuar, prandaj të gjitha praktikat serioze janë te Perandoria e Shtrigave më të Fuqishme . Për të ndihmuar njerëzit, është hapur Qendra Parapsikologjike e Alena Polyn në Moskë, ku pranohen studentët e magjistarëve.

Магическая помощь учеников возможна и по Skype

Для желающих пройти Посвящение в ведьмы и ведуны

Для желающих войти в Рощу Империи

Об Алёне Полынь Отзывы Пресс-центр / СМИ о нас Контакты